Mexhiti takon banorët e Straçincës në Ministrinë e Mjedisit

Lajme
Dera ime gjithmonë e hapur për qytetarët
Мојот кабинет е секогаш отворен за граѓаните
26.09.2025

Shkup, 26.09.2025 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot priti në kabinetin e tij banorë nga fshati Straçincë, me të cilët zhvilloi një takim të hapur lidhur me vendimin për refuzimin e kërkesës për hapjen e gurorës në këtë zonë.

Ministri Mexhiti i njoftoi banorët për arsyet profesionale dhe institucionale që çuan deri te ky vendim. Analizat e ekspertëve kanë treguar se hapja e gurorës do të sillte pasoja serioze për mjedisin, rrezik nga vërshimet si dhe ndikim negativ mbi shëndetin publik.

Në takim u riafirmua qëndrimi se mbrojtja e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve është prioritet mbi çdo interes ekonomik.

Mexhiti potencoi se hapi i ardhshëm është anulimi përfundimtar i koncesionit në Qeverisë, duke i dhënë kësaj çështjeje zgjidhje përfundimtare.

Banorët e Straçincës shprehën mirënjohje për vendimin dhe për pritjen e bërë nga ministri Mexhiti, duke vlerësuar se ky takim është shembull i qeverisjes me dialog të hapur dhe bashkëpunim të ndershëm me qytetarët.

 

Submitted by alfa4 on 27.09.2025 - 08:59