Lajme

Të gjitha informacionet e rëndësishme në lidhje me ngjarjet në ministri ose zhvillimet e ndërlidhura në fushën e punës
Настани
  • 31.01 2025
    Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor, Igor Nikoski, realizuan një takim pune me drejtorin e IP Parku Kombëtar  "Pelister", Ivanço Toshevski, në të cilin morën pjesë edhe disa punonjës nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga IPPK Pelister.
  • 30.01 2025
    Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska, mbajti një fjalim hyrës në ngjarjen përfundimtare, ku u prezantuan rezultatet dhe arritjet e projektit "Aktivizimi i të rinjve për lumenj të qëndrueshëm: Mbrojtja dhe ruajtja e biodiversitetit të lumit Treska". 
  • 28.01 2025
    (28.01.2025) Institucionet përgjegjëse për Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025, vazhdojnë me realizimin e masave që duhet të sjellin rezultate në uljen e ndotjes së ajrit.
  • 27.01 2025
    (27.01.2025) Sipas raporteve për aktivitetet e realizuara nga komunat për periudhën 20-24 janar, në 11 komunat që dorëzuan raporte në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, janë kryer kontrolle të rregullta dhe të forcuara inspektuese.
  • 23.01 2025
    Shkup, 23.01.2025 Në përputhje me “Planin e Veprimit për Ajrin e Pastër për Sezonin e Ngrohjes 2024 - 2025” dhe obligimet që rrjedhin nga i njejti, Policia Rrugore dhe Njësia mobile e sigurisë në komunikacionin rrugor e Ministrisë së Brendshme kanë kryer kontrolle të intensifikuara të automjeteve që qarkullojnë nëpër qytetet e vendit.
  • 23.01 2025
    Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, pati një takim me Robert Skot Hislet, drejtorin e lartë rezident të Institutit Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI) në Maqedoninë e Veriut, i shoqëruar nga Filip Çaparovski, drejtor programor, dhe Dimitar Nizamovski, koordinator programor.
  • 17.01 2025
    Në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”, të ofruara nga Banka Evropiane për Investime dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriutqë do të ndahen përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si fonde të pakthyeshme për komunat, është lidhur kontrata për “Zëvendësimin e rrjetit të ujësjellësit me asbest çimento në qytetin e Strugës”
  • 16.01 2025
    (Shkup, 16.01.2025) Sot u mbajt ngjarja përmbyllëse e projektit Twinning të BE-së "Mbështetje në implementimin e legjislacionit të mbetjeve dhe skemës për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit".
  • 13.01 2025
    Gostivar, 13 janar 2025 – Zv. Kryeministri i parë dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka mbajtur një takim me Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, për të diskutuar mbi projektet që po realizohen dhe ato që do të fillojnë së shpejti në këtë komunë.